Teknologji

WhatsApp teston opsion e ri për formatin GIF të animuar

Aplikacioni i njohur WhatsApp, pritet të lëshoj një veçori të re, që do t’u mundësoj përdoruesve që të kenë mundësi të përdorin më shumë formatin e animuar të GIF.

Siç vë në dukje WABetaInfo, WhatsApp do ta luajë animacionin vetëm një herë edhe nëse GIF-i është i hapur. Pas kësaj, shfaqet distinktivi i njohur “GIF” dhe ju duhet të prekni përsëri imazhin nëse dëshironi ta shihni sërish animacionin.

Gjithsesi, ky është një përditësim mjaft i vogël, por do ta bëjë më argëtues ndarjen e memeve të animuara, kështu që mund të ketë një efekt të madh në bisedat tuaja.

Nëse jeni pjesë e programit WhatsApp TestFlight, mund të keni tashmë akses në GIF-të që luhen automatikisht – nëse jo, funksioni i ri gradualisht po aktivizohet për më shumë përdorues dhe përfundimisht do të shpërndahet për të gjithë përdoruesit.

Formati GIF është lëshuar për herë të parë në qershor 1987, por është i popullarizuar për ndarjen e memeve të animuara në mediat sociale.

/Shqip.com