Teknologji

WhatsApp tani edhe në orët inteligjente

WhatsApp ka njoftuar se ka vënë në dispozicion versionon për orët inteligjente Wear OS.

Për ta instaluar këtë aplikacion, duhet të keni një orë inteligjente Wear OS 3.

Aplikacioni ju lejon të filloni biseda të reja, t’u përgjigjeni mesazheve me tekst, të dërgoni mesazhe zanore, të përdorni emoji dhe të merrni telefonata.
Ekziston gjithashtu mbështetje për përgjigje të shpejta.

Natyrisht, nëse ora juaj inteligjente Wear OS 3 ka lidhjen e vet të të dhënave me telefonin tuaj mobil, atëherë mund t’i bëni të gjitha këto pa e pasur telefonin afër dhe të lidhur me orën.

Lëshimi i këtij aplikacioni vjen një javë përpara ngjarjes madhështore të Samsung, gjatë së cilës kompania koreane, do të prezantojë orët inteligjente të reja Wear OS.

/Shqip.com