Teknologji

WhatsApp sjellë një veçori të rëndësishme për përdoruesit

WhatsApp ka zbuluar veçorinë më të fundit që ka të bëjë me ndryshim në funksionalitetin e mesazheve të humbura, funksion që u prezantua për herë të parë në vitin 2020.

Ky funksion quhet Keep in Chat.

Mënyra se si funksionon kjë veçori është që në momentin të vendosni të mbani një teket specifik që po humbet, dërguesi njoftohet dhe ka aftësinë për të vënë veton ndaj tij. 

Sapo dërguesi thotë se një mesazh nuk mund të mbahet, ai vendim është përfundimtar dhe askush tjetër nuk mund ta mbajë. 

Mesazhi në mënyrë të pashmangshme do të fshihet kur kohëmatësi të skadojë.

Kjo është një mënyrë interesante për të lejuar ruajtjen e disa mesazheve që zhduken pa e bërë të gjithë konceptin krejtësisht të pakuptimtë. 

Nuk ka të ngjarë të ketë një sasi të madhe të përdorimit – ose më mirë, një sasi të madhe miratimesh të dërguesit, përndryshe pse nuk do të dërgonin mesazhe normale në vend të kësaj?  – por është ende padyshim në kategorinë ‘mirë të kesh’.

Mesazhet e ruajtura do të shënohen me një ikonë si formë kujtese dhe ato do të jenë të disponueshme për ju, të organizuara nga biseda, në dosjen “Mesazhet e ruajtura”. 

WhatsApp ka thënë se veçoria Keep in Chat nis të shpërndahet globalisht për të gjithë përdoruesit javëve të ardhshme.

/Shqip.com