Teknologji

WhatsApp rrit sigurinë për përdoruesit

WhatsApp ka shtuar një numër veçorish të reja sigurie, që kanë për synim ta bëjnë më të vështirë marrjen e llogarive.

Veçoritë fokusin e kanë në privatësinë dhe sigurinë nga aplikacioni në pronësi të kompanisë Meta, i cili ka argumentuar se bisedat duhet të jenë po aq private dhe të sigurta sa një bisedë personale.

Shumë nga veçoritë janë fokusuar në sigurimin e mesazheve, të tilla si shtimi i enkriptimit.

Sidoqoftë, mjetet e reja janë të fokusuara kryesisht në sigurimin e pajisjeve në të cilat shfaqen ato mesazhe.

Ato synojnë ta bëjnë më të vështirë për hakerët, marrjen e llogarive, duke vënë kontrolle shtesë për të siguruar përdoruesit gjatë përdorimit të aplikacionit të njohur.

Mjeti i ri i quajtur “Mbrojtja e llogarisë”, do të aktivizohet kur njerëzit kalojnë një llogari nga një pajisje e vjetër në një pajisje të re, për shembull.

Përdoruesit mund të marrin një sinjalizim në pajisjen e tyre të vjetër që u kërkon të verifikojnë se po largohen me të vërtetë nga ajo, ndërsa marrjen e një sinjalizimi të tillë pa paralajmërim, mund të sugjerojë se dikush po përpiqet të vjedhë llogarinë tuaj.

Një mjet tjetër i quajtur “Verifikimi i pajisjes” e bën pothuajse të njëjtën gjë në sfond, duke siguruar që njerëzit të mos jenë në gjendje të instalojnë malëare për të lexuar mesazhet e njerëzve. Kjo veçori funksionon në sfond.

Shtesa përfundimtare është një mjet i quajtur kodet automatike të sigurisë, i cili bazohet në mjetin ekzistues që i lejon njerëzit të kontrollojnë nëse po flasin vërtet me personin.

WhatsApp tha se të gjitha veçoritë e reja do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm, pa dhënë ndonjë detaj më shumë.

/Shqip.com