Teknologji

WhatsApp merr zërin edhe kur nuk është në përdorim

Numër i madh i përdoruesve të aplikacionit të njohur WhatsApp, kanë raportuar incizim të zërit, derisa përdoruesit nuk ishin duke e përdorur.

Kjo ka ngritur shqetësimet rreth privatësisë së të dhënave të përdoruesit për shkak të prejardhjes së kompanisë së Zuckerberg.

Raportime të tilla ka disa javë që po bëhen dhe janë bërë më virale kur telefonat e tyre kanë versionin Android 12 ose pasi kanë marrë këtë version.

“Treguesit e privatësisë” në thelb shtojnë një njoftim të vogël jeshil në skajin e sipërm djathtas të ekranit kur përdoret një leje e ndjeshme (qasja në mikrofon ose kamerë).

Por, shumë përdorues të WhatsApp kanë vënë re se pika e vogël jeshile me mikrofon është ende aktive edhe pas daljes ose mbylljes së aplikacionit.

Në kushte normale, ikona duhet të jetë aktive vetëm kur pajisja është në përdorim.

Për shembull, në rastin e mikrofonit, pika e gjelbër do të shfaqet kur regjistroni shënime zanore, bëni thirrje video, etj.

Megjithatë, pasi kontrolluan seksionin “Historia e lejeve” në cilësimet e Android, disa përdorues kanë zbuluar se WhatsApp ka pasur qasje në mikrofonin në sfond.

Disa raporte të lidhura vijnë nga përdoruesit e telefonave inteligjentë Google Pixel (përfshirë serinë Pixel 7).

Megjithatë, ka edhe raporte nga përdoruesit e pajisjeve Samsung Galaxy (përfshirë serinë Galaxy S23) dhe të tjerë.

/Shqip.com