Teknologji

WhatsApp lehtëson transferimin e historisë së bisedës me kodin QR (Video)

Drejtori i kompanisë Meta, pjesë e së cilës është edhe aplikacioni i njohur WhatsApp, Mark Zuckerberg, ka njoftuar për një veçori të re të transferimit të historisë së bisedave, që thjeshton procesin e marrjes së bisedave dhe skedarëve tuaj në një pajisje të re pa përdorur kopje rezervë.

Me veçorinë e re, përdoruesit marrin një kod QR në pajisjen e tyre të vjetër që përmban historikun e tyre të rezervuar, i cili më pas transferohet lokalisht në telefonin e ri nëpërmjet Wi-Fi Direct.

Funksioni i ri i rikthimit të historisë së bisedave është ende i disponueshëm për përdoruesit e WhatsApp Beta dhe aktualisht vlen për të transferuar historitw vetëm në telefonat që kanë të njëjtin sistem operativ.

Kompania Meta thotë se të dhënat e historisë së bisedave ndahen vetëm midis dy pajisjeve dhe janë plotësisht të koduara gjatë procesit të transferimit.

/Shqip.com