Sport Ndërkombëtar

West Ham United – në krizë të rezultateve pozitive

David Moyes

Në sezonin e kaluar – mori pjesë në Europaligë.

Por, një realitet tjetër po e kalon tani.

West Ham United po kalon në formë katastrofale.

Skuadra e udhëhequr nga David Moyes gjendet në pozitën e 18-të në tabelë – me vetëm katër pikë të grumbulluara.

“Çekanët” janë mposhtur sot edhe nga Evrtoni me rezultat 1-0 – për të regjistruar humbjen e shtatë sezonale .

Teksa, ka vetëm një fitore dhe një barazim.

Ani pse ekipi nga Londra – ishte tejet aktiv në merkaton e verës – duke transferuar futbollistë si Paqueta, Emerson, Scamacca e disa të tjera – rezultatet pozitive po i mungojnë.

Ndeshjen e rradhës – West Hami e zhvillon ndaj Wolverhamton Wanderers – të shtunën, me datë 1 tetor.

Mbetet të shihet nëse Moyes – do të arrij ta “përmbysë” këtë ecuri negative – pasi ulësja e tij ka filluar të lëkundet./Shqip.com