Sport Ndërkombëtar

West Ham United në finale të Ligës së Konferencës

West Ham United është finalisti i parë i Conference League. Kjo pas fitores edhe si fysafir kundër Az Alkmaar.

Ndeshja e luajtur në tokën holandeze është mbyllur me fitoren minimale të anglezëve.

Në kohën e rregullt skuadrat nuk kanë qenë në gjendje ta gjejnë rrjeten, ani se përpjekjet nuk kanë munguar.

Tek në kohën shtesë Fornals ka arritur që të realizojë për West Hamin.

Ndeshjen e parë anglezët e kishin fituar me përmbysje 2-1.

/Shqip.com