West Ham me ofertë për Brojan

West Ham ka bërë oferta për sulmuesin e Chelseat, Armando Broja dhe mesfushorin e Lille, Amadou Onana, teksa David Moyes përpiqet të forcojë skuadrën e tij përpara sezonit të ri.
“The Hammers” i kanë propozuar një marrëveshje me vlerë 30 milionë funte Chelsea-t për sulmuesin Broja, 20 vjeç, i cili shënoi nëntë gola në 38 ndeshje në të gjitha garat si huazim te Southampton sezonin e kaluar.

Sipas, Sky Sports Negociatat vazhdojnë mes klubeve, me Broja aktualisht në turne me Chelsean në SHBA, i cili ndalon më pas në Las Vegas.
Ai mori një goditje këtë javë, por nuk mendohet të jetë serioze.

West Ham ka qenë në mesin e disa klubeve të Premier League të interesuar për nënshkrimin e Broja këtë verë, duke përfshirë Everton, Newcastle dhe Southampton./Shqiip.com