West Ham interesohet për Simeonen, kjo është shuma që janë të gatshëm të japin
Publikuar:
(10.11.2021 13:34:54)

West Ham United ka shprehur interesim për sulmuesin argjentinas, Giovanni Simeonen, i cili po tregon një performancë të mirë këtë sezon në Serie A me fanellën e Veronës, transmeton Shqip.com.
Bëhet e ditur se ekipi anglez tashmë ka kontaktuar Simeonen, i cili është i gatshëm për të vazhduar karrierën në Angli.
Për transferimin e 26-vjeçarit në janar, West Hami është i gatshëm t’i shpenzojë rreth 20 milionë euro, raporton ‘Koha’.
Simeone ka shënuar nëntë gola në 10 ndeshje për Veronën, ekip që e huazoi nga Genoa para fillimit të këtij sezoni dhe ka të drejtën e blerjes së tij. Simeone ka kontratë me Genoan deri në vitin 2024. /Shqip.com