Sport Ndërkombëtar

West Ham e përfundoi edicionin me një statistikë “të çmendur”

West Ham fitoi një trofe pas plot 43 vitesh. Suksesi i fundit ishte regjistruar në vitin 1980, kur erdhi fitorja në FA Cup në finalen ndaj Arsenalit. Skuadra londineze mbrëmë e mposhti Fiorentinën në finalen e Conference League, që u zhvillua në Pragë të Çekisë.

Një triumf plot vuajtje përballë skuadrës italiane, por në fund shpërtheu festa londineze. Trajneri David Moyes shijoi trofeun e parë evropian si trajner.

Ndërkohë, West Ham ka regjistruar një statistikë të veçantë gjatë këtij sezoni. Skuadra u përball me vështirësi pafund në Premier League, duke siguruar qëndrimin në elitë vetëm në javët e fundit.

Ndryshe ishte rrugëtimi eeropian, me skuadrën londineze që bëri të vetin edicionin e dytë të turneut më të ri të UEFA-s.

“Çekanët” regjistruan më shumë fitore në Conference League sesa në kampionatin anglez. West Ham e mbyllën sezonin në vendin e 14-të në Premier League.

Vetëm 11 fitore arritën djemtë e Moyes në 38 javë kampionat, ndërkohë që në Evropë siguruan 12 fitore, një më shumë!

West Ham shndërrohet në skuadrën e parë angleze që gjatë një sezoni arrin më shumë fitore në Evropë krahasuar me kampionatin vendas.

/Shqip.com