Sport Ndërkombëtar

Werner po kthehet në Leipzig

Timo Werner

Dy vite më parë u largua nga Leipzigu – për tu transferuar në Chelsea.

Por, në Londër gjërat nuk shkuan sipas planeve të tij.

Timo Werner është në prag – të rikthimit në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Leipzig do të nënshkruajë me Timo Werner nga Chelsea, ja ku po shkojmë! U tha se do të jetë një marrëveshje e përhershme dhe JO huazim. Ëerner do të largohet nga Chelsea.

Sot, tani po diskutohen detajet përfundimtare, kushtet personale janë rënë dakord që prej 1 muaji”, ka shkruar Romano.

Në total, Werner zhvilloi 56 ndeshje me Chelsean – në Premierligë, ndërsa shënoi vetëm dhjetë gola dhe asistoi nëntë herë.

Një sukses i madh në këto dy vite të kaluara në “Stamford Bridge” – mbetet ngritja e trofeut të Ligës së Kampionëve./Shqip.com