Werner nuk pendohet që zgjodhi Chelsean dhe jo Liverpool
Sulmuesi gjerman, Timo Werner, nuk e filloi fare mirë aventurën në Angli, duke kaluar disa muaj të vështirë.
Werner ka lavdëruar Jurgen Klopp si një trajner të mirë, por thotë se nuk pendohet që iu bashkua Chelseat në vend të Liverpool.
“E vetmja gjë që mund të them është se ata kanë një trajner gjerman. Liverpool ishte gjithashtu në mendimet e mia dhe ishte një mundësi e madhe për mua, por në fund vendosa për Chelsean dhe fitova titullin e Champions League vitin e kaluar. Nuk ishte vendimi më i keq. Ai është një nga trajnerët më të mirë që kemi pasur në Gjermani”, tha ai.
Werner iu bashkua Bluve nga RB Leipzig në vitin 2020, por ka pasur një kohë të vështirë gjatë dy sezoneve të tij në Londër.
Reprezentuesi gjerman ka vetëm 10 gola në Premierligë dhe nuk ka arritur të blindoj një vend në 11-shen startuese dhe shumicën e ndeshjeve i fillon nga banka rezervë./Shqip.com