Sport Ndërkombëtar

Wenger: Unë kam mund ta transferoj shumë lehtë N’golo Kante-n

Arsene Wenger

Ish-trajneri i Arsenal-it, Arsenl Wenger ka “hapur letrat” edhe një herë dhe ka treguar për transferet që ka mundur t’i kryej në kohen sa e drejtonte timonin e skuadrës londineze.

Wenger, për mediat angleze ka thënë se ka mundur ta transferojë N’golo Kanten, shkruan Shqip.com.

“Unë kam mundur të transferojë shumë lehtë N’Golo Kantè, ai luante për një ekip në Francë të quajtur Suresnes, ku një mik i imi eshte drejtor dhe më tha mua; “Të lutem, unë e kam një futbollist të pabesueshëm. Askush nuk e do në Francë ” ai e morri Kantè me veturën e tij dhe e dërgoi tek çdo skuadër në Francë”, tha fillimisht Wenger.

Francezi, po ashtu shtoi se “ më në fund një skuadër nga divisioni i 3-të në Francë e transferoi. Kjo eshte një histori e pabesueshme, nga e cila ju mund të bëni një film”.

UVODI SE AUTOMATSKI OFSAJD U FUDBAL, biće to prava revolucija: Arsen Venger  najavio novu tehnoliogiju već za Svetsko prvenstvo!
Wenger – sa ishte trajner i Arsenal-it

72 vjeçari nuk e shprehi pëlqimin që ka tash për mesushorin e Chelseat, që sipas tij është një nga më të mirët në botë.

“Ai është një futbollist që nuk mund ta gjeni lehtë, ai e fiton topin pa shkaktuar as faull dhe pastaj mënyra se si vrapon me top është fantastike “, u shpreh për fund Arsene.

Wenger që nga viti 2018, kur u largua nga Arsenali, nuk e ka marrë asnjë ekip në drejtim.

Ndërsa, momentalisht është Shef i Zhvillimit Global të Futbollit në FIFA. /Shqip.com