Sport Ndërkombëtar

Wenger e sheh Wilshere si trajner të ardhshëm

Wenger dhe Wilshere

Pas një karriere me lëndime të shumta, Jack Wilsher u detyrua t’i jep fund karrierës së tij si futbollist – në moshën 30 vjeçare,

Por, ai mund të bëhet një trajner i suksseshëm – sipas legjendës, Arsene Wenger.

“Për mua është një moment i trishtuar sepse Jack është një futbollist i jashtëzakonshëm”, tha fillimisht – Wenger për Sky Sports .

Teksa, shtoi se “fakti që ai nuk mundi të shkonte deri në fund të potencialit të tij mund ta ndihmojë atë të motivohet për të bërë një karrierë të shkëlqyer si trajner. Kjo është ajo që dëshiroj”.

“Para së gjithash, ai e kupton shumë mirë lojën. Ai është i guximshëm, ka aftësi të shkëlqyera komunikimi, është i sinqertë dhe inteligjent.

Wenger dhe Wilshere bashkëpunuan në Arsenal – për shumë vite.

Jack konsiderohej si një mesfushor të madh, por problemet fizike bënë që karriera e tij të merrtë një kahje tjetër.

Së fundmi – 30 vjeçari po luante në Australi./Shqip.com