Sport Ndërkombëtar

Wenger e krahason Mbappen me Pelen

Wenger dhe Mbappe

Arsene Wenger – e ka marrë edhe një herë vëmendjën e botës së futbollit.

Kësaj radhe – shkak ishte – deklarata e tij lidhur me Kylian Mbappen.

Wenger – nuk ka kursyer lëvdatat për bashkombasin, teksa e ka krahasuar atë – me legjendën braziliane, Pele.

“Kur e pashë për herë të parë, thashë në televizionin francez: Ka elemetë të Peles në të. Të gjithë menduan se isha pak i çmendur, ai ka arritur në këtë nivel”, tha Arsene.

Arsène Wenger's Complicated Legacy at Arsenal - WSJ
Wenger – foto nga e kaluara – sa ishte pjesë e Arsenalit

Ai po ashtu shtoi se “teknikisht, Mbappe është pak më përpara se Haaland. Ai ka fantazinë e tij, jo vetëm shpejtësinë e tij. Ai ka inteligjencë, cilësi të mirë teknike, kohë të mirë në vrapime, analizë të shpejtë të lojës. Ai është gjithashtu një shpirt i lirë, ai është i jashtëzakonshëm”.

Përkundër eleminimit nga Liga e Kampionëve – Kylian po kalon formë të mirë – në nivel individual.

23 vjeçari ka shënuar 15 gola – në 25 ndeshje të zhvilluara në Ligue 1. Teksa, është autor i dhjetë asistimeve.

The worst moment of Mbappé - Sports Finding
Mbappe

Kurse – në Champions – ne tetë ndeshje – e tundi rrjetën gjashtë herë.

Mbappe ka kontratë me parsienët deri në përfundim të sezonit dhe pastaj – mund të largohet si futbollist i lirë. /Shqip.com