Sport Ndërkombëtar

Wenger e ka një pyetje interesante për Zotin

Nuk janë të rralla rastet kur trajnerët fjalosen me gjyqtarët në fushë, sidomos kur këta të fundit nuk hezitojnë t’i ndëshkojnë edhe me karton të kuq.

Raste të këtilla kishte pasur edhe ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i cili gjatë periudhës me “Topçinjtë” ishte ndëshkuar nga gjyqtari në raste të shumta.

Po ashtu, përgjatë periudhës shtator të vitit 1996 e deri në muajin shkurt të vitit 2014, lojtarët e Arsene Wenger tek Arsenali u ndëshkuan plot 100 herë me kartonë të kuq, gjë që bëri që klubi londinez të fitojë reputacionin e një skuadre jo të disiplinuar dhe naive.

Tani, Wenger ka dhënë një deklaratë qesharake sa u përket gjyqtarëve.

“Kur të vdes, para se të vendos nëse do të shkoj në parajsë apo në ferr, do ta pyes Zotin se ku janë gjyqtarët”, ka thënë Wenger.

/Shqip.com