Kulturë Kino

“Wednesday” po thyen rekord në Netflix

Seriali “Wednesday” ka thyer një rekord tjetër ne Netflix.

Seriali ka grumbulluar mbi 411 milionë orë të shikuara në platformën e transmetimit, duke tejkaluar shifrat e debutimit.

Seriali mister, nga i cili katër episode janë drejtuar nga Tim Burton, bazohet në personazhet e komikeve të familjes Addams , krijuar nga Charles Addams.

Pas më pak se dy javësh nga lansimi i tij më 23 nëntor, “Wednesday” është tashmë një nga pesë serialet më të suksesshme të Netflix.

/Shqip.com