Rozë Artikull i Sponsorizuar

“We love Albania” diskoteka në Stuttgard që po thyen rekorde – 7100 persona në koncertin e fundit

Koncerti i "We love Albania"

“We love Albania” është diskoteka e cila po thyen rekorde në numrin e pjesëmarrësve.

Diskoteka e cila gjendet në Stuttgard të Gjermanisë së fundmi ka mirëpritur 7100 persona të cilët ishin mbledhur për t’u argëtuar.

Pronari i kësaj diskoteke, Besmir Dautaj tha për SHQIP.com se në koncertin e fundit interesimi ka qenë shumë i madh sa që 300 prej tyre kanë mbetur jashtë.

“Numri i pjesëmarrësve ka qenë 7100 ku të ftuar kanë qenë 10 këngëtarë. Nuk ka pas vend për më shumë veta dhe ka pasur persona që janë kthyer edhe nuk kanë mundur që të hynë brenda. 300 veta janë kthyer mbrapa”, ka treguar ai.

Ai ka thënë se në këtë koncert 90 për qind të të pranishmëve kanë qenë shqiptarë.

“Vetëm një këngëtarë ka qenë i huaj të tjerët krejt shqiptarë. Nga pjesëmarrësit 90 për qind kanë qenë shqiptarë që jetojnë në Gjermani dhe jashtë saj”.

Ndryshe në këtë koncert kanë përformuar: Unikkatil, Azet, Tayna, Elvana Gjata, Era Nimo, Ardian Bujupi, Majk, Dj Gimi, Bardhi dhe Belah./SHQIP.com