Sport Ndërkombëtar

Wayne Rooney dëshironte të merrej me një sport tjetër

Wayne Rooney ishte një yll në botën e futbollit dhe në veçanti të Manchester United, klub me të cilin fitoi praktikisht gjithçka në Angli dhe në botë. Megjithatë, ëndrra sekrete e ish-futbollistit do të ishte të bëhej boksier.

Kështu shkruan “Mundo Deportivo”. Gazeta spanjolle citon fjalët e promotorit anglez, Eddy Hearn, sipas të cilit trajneri aktual i DC United do të donte ta realizonte dëshirën për të ushtruar një sport tjetër, të paktën një ndeshje.

“Kur Wayne pi pak më shumë se duhet, më dërgon mesazh për të më thënë t’ia mundësoj një dyluftim në ring. Mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse të emocionohem.

Sidoqoftë, një ditë më pas, kur është i kthjellët (esëll) i bie poshtë kjo ide. Kur e pyes nëse e ka thënë për shkak të gotave të verës apo e ka seriozisht dëshirën për të dueluar me dikë në boks, Rooney ka dilema pastaj”.

“Mundo Deportivo” gjithashtu kujton se në vitin 2015, Rooney mori pjesë në WWE dhe, përveç kësaj, u pa në disa ndeshje boksi në mbështetje të bashkatdhetarit të tij Ricky Hatton.

/Shqip.com