Sport Ndërkombëtar

Watford e transferon futbollistin Benficas, pas dëmtimit të Manajt

Watford qw garon në Ligën e Dytë Angleze (Championship) ia ka dalë të marrë nga Benfica sulmuesin e talentuar portugez, Henrique Araujo.

Ky i fundit është vetëm 22-vjeç dhe shumë premtues, teksa te Watford vjen me formulën e huazimit të thjeshtë.

Me Araujon, Watford kompleton sulmin, që kishte mungesë pas dëmtimit të Rey Manajt.

Sulmuesi shqiptar iu bashkua klubit anglez verën e kaluar, por ka luajtur vetëm 6 ndeshje, pasi një dëmtim e kanë lënë jashtë fushave për shumë javë.

Vlen të theksohet se Watford mban vendin e tretë në Championship dhe synon rikthimin në elitën e futbollit anglez sezonin e ardhshëm.

/Shqip.com