Warrios e “pushtojnë Dallasin

“Luftëtarët” nuk po dorëzohen.
Golden State Warriors kanë triumfuar në udhëtim te Dallas Maverikcs, me rezultat të thellë 92-130.
Warrios ishin favoritë në letër dhe arsyeja u pa në parket – ku epiteti i fituesit nuk u vu në dyshim për asnjë moment të vetëm.
Basketbollisti më i dalluar te Warriors – ishte Jonathan Kuminga – që shënoi 22 pikë, teksa pati edhe pesë kërcime.
Në anën tjetër, te Mavericks u dallua Luka Doncic.
Doncic shënoi 25 pikë, asistoi tri herë, teksa regjistroi edhe tetë kërcime. Por, as këto shifra nuk ndihmuan që skuadra e tij ta shmangte humbjen.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/70433229/usa_today_17565284.0.jpg)
Me këtë fitore, Golden State qëndron ende në hap me Phoenix Suns – në “luftën” për vendin e parë në Konferencën Perëndimore.
Deri më tani, Warrios kanë arkëtuar 35 fitore, teksa është mposhtur 13-të herë.
Kurse, Dallasi nuk ka pasur vazhdueshmëri të formës në këtë sezonë.
32 fitore dhe 17-të humbje janë arsyejet pse kye ekip gjendet në vendin e pestë.

Në takimet tjera u shënuan këto rezultate:
Pelicans 107 – 117 76ers
Hornets 113 – 125 Raptors
Nuggets 110 – 105 Pistons
Clippers 116 – 115 Wizards
Lakers 106 – 96 Nets
Kings 75 – 128 Celtics
Spurs 134 – 104 Rockets
Timberwolves 109 – 107 Trail Blazers /Shqip.com