Warriors nuk ndalen as nga Dallasi

Golden State Warrios e kanë nisur me fitore serinë e ndeshjeve ndaj Dallas Mavericks.
“Luftëtarët” kanë triumfuar me rezultat 109-100.
Në një ndeshje derbi dhe tejet interesante, vendasit ishin më kërkues dhe në fund e arritën qëllimin.
Basketbollisti më i dalluar në këtë fitore ishte Stephen Curry, i cili shënoi 31 pikë, asistoi 11 herë dhe bëri pesë kërcime.
Ndeshje të mirë zhvilloi edhe Andreë Ëiggins – që realizoi 27 pikë, teksa pati edhe tri asistime e 11-të kërcime.
Në anën tjetër, te Maveriks – paraqitje të jashtëzakonshme pati Luka Doncic.
Luka ishte autor i plot 40 pikëve, tri asistimeve dhe 11-të kërcimeve – por as kjo nuk mjaftoi që skuadra e tij ta shmangte disfatën.
Me këtë fitore – Golden State e bart presionin te kundërshtarët – ani pse duket që përballjet e këtyre dy skuadrave do sjellin lojëra të “zjarrta”. /Shqip.com