Sport Ndërkombëtar

Warriors një fitore larg titullit

Të marten mbrëma në “Chase Center” është zhvilluar ndeshja e pestë e finaleve të NBA.

Wariors ishin vendas në arenën e tyre dhe mposhtën Boston Celtics me rezultat 104:94.

Kjo fitore e tyre i vendos ata në udhëheqje të serive për herë të parë, duke arritur ta kthejnë atë në favor të tyre 3-2.

Golden State ishin më të mirë gjatë gjithë duelit, me mysafirët që morën më shumë pikë vetëm në çerekun e tretë.

Në formë tejet të mirë ishte edhe Andrew Wiggins i skuadrës nga San Francisko, i cili arriti 26 pikë, 13 kërcime dhe dy asistime.

Përkundër humbjes, për Boston performancë të mirë dha Jason Tatum i cili kontribuoi me 27 pikë, 10 kërcime si dhe katër asistime.

Ndeshje të mirë pati edhe Klay Thompson dhe Marcus Smart, me nga 21 dhe 21 pikë respektivisht.

Treshja Green, Thompson dhe Curry u bënë të parët pas 30 vitesh që arrijnë fitoren e 20-të në finalet e NBA.

Dueli i radhës zhvillohet të premten që po vjen, me fillim nga ora 03:00. /Shqip.com