Warriors në maje të Perëndimit dhe vetëm katër beteja larg titullit kampion

Janë në super formë dhe këtë e dëshmuan më së miri mbrëmë.
Golden State Warriors kanë mposhtur Dallas Mavericks në ndeshjen finale të Konferencës së Perëndimit.
“The Best in the West” është tani epiteti i tyre që nuk do të fshihet nga historia.
game.
Dubs win the series 4-1 pic.twitter.com/RGJM7QQVe2
— Golden State Warriors (@warriors) May 27, 2022
Me rezultat 120:110, ata morën fitoren e nevojshme për të çuar në 4-1 serinë e pesë ndeshjeve.
Klay Thompson shkëlqeu më së shumti në parket me 32 pikë të shënuara dhe tre asiste të bëra për bashkëlojtarët.
Ai pati plot tetë trepikësha, gjë të cilën e ka edhe specialitet.
💧 @KlayThompson: 32 PTS, 8 3PM 💧pic.twitter.com/xog6uFGm6j
— NBA (@NBA) May 27, 2022
Pas ndeshjes, djemtë e Steve Kerr u kurorëzuan me trofeun e Konferencës së Perëndimit, dhe Stephen Curry mori çmimin MVP i kësaj kategorie.
Stephen Curry is the first recipient of the Earvin “Magic” Johnson Trophy awarded to the Western Conference Finals MVP!#NBAConferenceFinals presented by Google Pixel pic.twitter.com/GEbBAEFcAH
— NBA (@NBA) May 27, 2022
Nga ana tjetër, edhe pas 28 pikëve nga Luka Doncic dhe 26 nga Dinwiddie, Mavs do të kthehen në shtëpi, për të parë finalen e madhe të ligës numër një në botë të basketbollit.
Aty, Warriors përballen me fituesin e Konferencës Lindore, mes Boston Celtics dhe Miami Heat.
Këta të fundit janë në disavantazh të serive me shifrat 2-3.
The Playoff Bracket after Thursday Night 🏀#NBAPlayoffs presented by Google Pixel pic.twitter.com/OaXiaA8NFa
— NBA (@NBA) May 27, 2022
Përndryshe, kjo është hera e gjashtë që ‘Luftëtarët’ arrijnë finalen e NBA në tetë vitet e fundit. /Shqip.com