Sport Ndërkombëtar

Warriors mposhtin Utah Jazz – sigurojnë një vend në play-off

Klay Thomson në fitoren e Warriors

Golden State Warriors ka thyer ecurinë negative dhe rikthehet me fitore në prag të play-offit.

Të shtunën ata mposhtën Jazzin nga Utah me rezultat 111:107.

Më efikasi për vendasit ishte Klay Thomson që pati 36 pikë dhe tetë 3-pikësha të shënuar.

Pas rezultatit 103-87 më pak se tetë minuta të mbetura në çerekun e katërt, Warriors shënuan një ecuri 18-0 për të kaluar në epërsi 105-103 me 2:10 të mbetura.

Përderisa Thompson goditi tre 3-pikësha gjatë kësaj periudhe.

Rikthimin e Luftëtarëve nga 16 pikë disavantazh e ndihmuan edhe Jordan Poole me 31 dhe Andrew Wiggins me 17 sosh.

Për musafirët, nuk mjaftuan as pikët e Donovan Mitchell dhe Mike Colney që patën nga 26 secili.

Zhgënjimi i Jazz nuk është aq i çuditshëm, pasi të marten lëshuan 25 pikë avantazh ndaj Los Angeles Clippers.

Utah ka 15 humbje sezonale dhe në të gjitha prej tyre ata kishin epërsi dy shifrore.

Shtuar këtu faktin që lojtari më i mirë i Warriors, Stephen Curry, nuk ishte prezent pasi mori një lëndim që do e mbajë jashtë parketit për tërë sezonin e rregullt.

Të marten, Jazz presin Memhis Grizzlies në shtëpi për herë të fundit në sezon, kurse Warriors udhëtojnë në Sacramento për të mbyllur me fitore serinë e fundit sezonale. /Shqip.com