Warriors me kurth për “Arinjtë e Hirtë” të Memphis

Janë zhvilluar ndeshjet e para të rrethit të dytë në fazën e ‘Play-Off’-it në elitën e basketbollit amerikan – NBA.
Golden State Warriors e ka nisur mbarë, duke marrë një fitore shumë të ngushtë ndaj Memphis Grizzlies më rezultat 117:116.
Klay Thompson me një tre pikësh 30 sekonda para fundit të ndeshjes i siguroi fitoren e parë në këtë seri “Luftëtarëve”.

Më efikasi në këtë sfidë për Warriors ishte Jordan Poole me 31 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime, derisa Steph Curry kontribuoi me 24 të tjera.
Fought for the full 48
& came away with the Dub.@Verizon || Game Rewind pic.twitter.com/YqILg8aWOw— Golden State Warriors (@warriors) May 2, 2022
Ja Morant në anën tjetër zhvilloi një ndeshje të madhe për vendasit me 34 pikë, nëntë kërcime e 10 asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.
Në epërsi 1-0 ka kaluar edhe kampioni në fuqi Milwaukee Bucks përballë Boston Celtics, pasi në ndeshjen e parë kanë triumfuar me rezultat 89:101.
Road warriors. 😤 pic.twitter.com/jXP587cW1h
— Milwaukee Bucks (@Bucks) May 1, 2022
Jrue Holiday me 25 pikë dhe Giannis Antetokounmpo me “Triple-Double” prej 24 pikëve, 13 kërcimeve e 12 asistimeve ishin më meritorët për fitoren e Bucks.
Përndryshe, ndeshja e dytë mes Warriors dhe Grizzlies zhvillohet nesër me fillim nga ora 3:30 në orën tonë lokale. /Shqip.com