Warriors e fitojnë edhe një “betejë”

Forma e tyre e lartë po vazhdon.
Golden State Warriors kanë shënuar fitore ndaj Sacramneto Kings, me rezultat 109-90.
Basketbollisti më i dalluar te vendasit ishte Andrew Wiggins që shënoi 25 pikë, bëri pesë asistime dhe pesë kërcime.
Teksa, paraqitje të mirë zhvilloi edhe Jordan Poole – duke shënuar 22 pikë, asistuar pesë herë dhe bërë pesë kërcime.

Në anën tjetër, te Kings ndeshje të mirë pati Harrison Barnes duke regjistuar 18-të pikë, dhjetë kërcime dhe një asistim.
Pas këtij triumfi, Warrios gjenden në vendin e tretë të Konferencës Perëndimore.
Deri më tani – kjo skuadër ka arkëtuar 50 fitore, teksa është mposhtur 29-të herë.
Në anën tjetër – Kings pozicionohen në vendin e 12-të, me 29 fitore dhe 50 humbje të pësuara.

Në takimet tjera u zhvilluan këto rezultate:
76ers 112-108 Cavaliers
Knicks 118-88 Magic
Heat 114-109 Raptors
Suns 96-117 Thunder
Trail Blazers 92-113 Spurs
Timberwolves 139-132 Rockets
Pelicans 100-119 Clippers /Shqip.com