Lajme Botë

WarMonitor: Rrëzimi i aeroplanit të Prigozhinit nuk ishte aksident

Një faqe e “X” që monitoron luftën që Rusia po bën në Ukrainë, po pretendon se rrëzimi i aeroplanit në të cilin supozohej të ishte kreu i ushtrisë mercenare “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, nuk ishte i rastësishëm.

Një nga videot që kjo faqe ka publikuar, shihet një re që i ngjan gjurmës së një rakete kundërajrore.

Dëshmitarët okularë në video flasin për dy shpërthime që i paraprinë përplasjes. Lëshimi i dy raketave të mbrojtjes ajrore në të njëjtin objektiv, është një praktikë standarde që rrit probabilitetin për të goditur objektivin.

/Shqip.com