Sport Ndërkombëtar

Wanda Nara në hall, kërkon ndihmën e ndjekësve (FOTO)

Wanda Nara është një prej blogereve më të ndjekura në rrjetet sociale. Modelja argjentinase së fundmi u ka kërkuar një sugjerim fansave të shumtë. Me anë të një postimi në “Instagram”, Wanda bën të ditur se dëshiron që të bëjë një tjetër tatuazh, ndërsa pyet fansat për vendin dhe tatuazhistin.

Partnerja e Mauro Icardit është një prej personazheve më të njohura jo vetëm për lidhjet me futbollin por edhe nga rrjetet e saj sociale. Postimet provokuese marrin shpesh herë vëmendjen e ndjekësve, teksa me fotot e videot e ndryshme nuk lë shumë vend për imagjinatë.

/Shqip.com