Sport Ndërkombëtar

Wanda Nara e bën “horë” burrin e saj

Është vështirë të gjendet një çift në botën e futbollit që është përfolur më shumë se Wanda Nara dhe Mauro Icardi.

Një histori dashurie e shkatërruar në rrjetet sociale, një marrëdhënie profesionale që duhet të vazhdojë, të paktën për momentin. Ata dy i kanë mbushur faqet e mediave rozë të gjysmës së botës me ndarjen e tyre, që nuk është asgjë tjetër veçse konfidenciale, ende jo zyrtare.

Tani e gjejnë veten në pozitat që duhet të menaxhojnë të gjitha pasojat e ndërlikuara të ndarjes, duke filluar me menaxhimin e interesave të futbollistit, për të cilën Wanda ka qenë gjithmonë e përfshirë në rolin e menaxheres.

E intervistuar nga programi argjentinas “Intrusos”, ish-bashkëshortja e Icardit ka folur për karrierën dhe mënyrën se si ajo synon ta menaxhojë biznesin e saj: “Kam një detyrë specifike, që jam përpjekur gjithmonë ta bëj më së miri. Detyra ime është të gjej kontratën më të mirë të mundshme për Mauron. Theksoj se sot, Icardi mund të mburret me një marrëveshje ekonomike që më shumë se gjysma e lojtarëve të kombëtares argjentinase nuk e kanë”.

“Për sa iu përket parave, ai fiton shumë më tepër se shumë kolegë të tij. Dihet rëndësia e pranisë së ndërmjetësve në futboll. Detyra ime është të menaxhoj shkresat dhe hartimin korrekt të kontratave, për të tjerat gjithçka varet ekskluzivisht nga vullneti i Icardi. Le të themi se për momentin e vetmja gjë që nuk bëj është të vesh këpucët e sportit dhe të dal në fushë”.

Deklaratë me nëntekst, si për të thënë: Mauro Icardi pa mua nuk do të ishte ai që është sot.

/Shqip.com