Lajme

Walker përkujton masakrën e Reçakut, përmend planin e Millosheviqit dhe Vuçiqit

Ish-diplomati amerikan, William Walker

Ish-diplomati amerikan, William Walker ka përkujtuar kohën kur ndodhi masakra e Reçakut para 24 viteve në Kosovë në të cilën u vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë.

Në fjalimin e tij, Walker tha se Millosheviqi dhe presidenti aktual i Serbisë, donin që ta përhapnin versionin e tyre për Reçakun gjë e cila iu dështoi.

“Masakra e Reçakut nuk ishte as e para dhe as e fundit që u bë në Kosovë. Por, u bënë disa gjëra bashkë atë ditë dhe të nesërmen bota mësoi për Reçakun. Ishte në faqet e para të gazetave të të gjithë botës dhe aty filloi ky proces ku Qeveria e Beogradit, Millosheviq e Vuçiq filluan të bënin gjëra duke menduar se ata ishin të zgjuar duke u munduar që ta sigurojnë botën se nuk e kanë dëgjuar të vërtetën për Reçakun dhe ata dëshironin ta përhapnin versionin e tyre  së çfarë ka ndodhur në Reçak”.

Tutje, Walker tha se fatmirësisht ajo që ishte planifikuar nga Millosheviqi dhe Vuçiqi nuk ndodhi.

“Fatmirësisht, kjo nuk ndodhi sepse bota shihte e qartë sepse kjo ishte në media, në gazeta kudo. Ishte presidenti Bill Clinton, ishte Medeline Albright, ishte Tony Blair që duhet të bënin diçka dhe ata filluan me fushatën e NATO-s dh eu bashkuan me atë së çfarë po bënte UÇK-ja këtu”.

Krahas kësaj, në po këtë fjalim, Walker ka përmendur edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin si dhe dhuratën që ia kishte bërë atij për ta kujtuar Reçakun.

“Çdo vit e më shumë, numri i njerëzve që vijnë për të nderuar viktimat e Reçakut është më e madhe, në vitin 2001, 2002, 2003, 2004, turma ka qenë shumë më e vogël. Çdo vit sa herë vijë këtu shoh njerëz që nuk janë nga fshati, nuk janë nga Shtimja por janë nga e tërë Kosova. Tri vite më parë, pata mundësinë t’i uroj mirëseardhje, Hashim Thaçit, por për herë të parë ia dhashë atij një lule dhe i thash ‘që ta vendos atë lule në zyrën e tij dhe sa herë ta sheh atë lule, ai do ta mbajë mend Reçakun. Ai më tha se e ka bërë një gjë të tillë, nuk e di se ku është dhe se ku është ai sot, a mund ta kujtojë Reçakun”.

Ambasadori Walker, kujton edhe motin se si ishte në atë ditë të dhimbshme dhe tronditëse për shqiptarët.

“15 janari i viti 199 në Reçak, moti në atë kohë ishte i tmerrshëm, kishte borë, akull, ishte shumë vështirë të ecje nëpër këtë terren dhe të shohësh trupa, të shohësh viktima e asaj së çfarë kishte ndodhur një natë më parë. Ndërsa, sot shoh se dielli po ndriçon, qielli është i kaltër dhe kjo për mua simbolizon që gjërat definitivisht janë duke u përmirësuar”.

Krahas kësaj, Walker iu është adresuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmanit.

“Kryeministri juaj ka qenë çdo vit që kam ardhur unë këtu, pra nuk është hera e parë që ai vjen këtu. Kam kënaqësinë që e shoh atë si kryeministër këtu, besoj që është e njëjta edhe për presidenten por e njëjta nuk ishte tri vite më pare”.

Kurse, në fjalimin e tij Kurti ka thënë se ata të cilët mohojnë masakrën, janë ata që ëndërrojnë ripërsëritjën e saj.

/Shqip.com