Sport Ndërkombëtar

Walker: Milani dhe Interi janë klube gjigante

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker pranon se ai dhe shokët e tij të skuadrës do të shikojnë ndeshjen e kthimit të sotme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Interit dhe Milanit për të ‘studiuar’ skuadrat milaneze.

Reprezentuesi anglez foli në një konferencë për shtyp të martën në prag të ndeshjes së dytë të finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

“Milani dhe Interi janë klube gjigante”, deklaroi ai në konferencë për media.

“Ne do ta shikojmë atë lojë dhe do ta studiojmë atë shumë, por gjëja e parë është të shkojmë në finale”.

Njëra nga dy skuadrat milaneze do të rezervojë biletën sonte për finalen e Stambollit që luhet më 10 qershor.

Nerazzurrët kanë një avantazh, pasi kanë siguruar një fitore 2-0 në ndeshjen e parë javën e kaluar.

Interi ose Milani do të përballen në finale me fituesin mes Real Madridit dhe Manchester Cityt. Gjigantët e La Ligës dhe Ligës Premier do të takohen në gjysmëfinalen e dytë në stadiumin Etihad të mërkurën pas barazimit 1-1 në Madrid javën e kaluar.

Ndoshta, ka një arsye më shumë pse Walker do të shikojë ndeshjen e sotme në San Siro, duke qenë se raportimet në Angli e kanë lidhur atë me një transferim te Milani verën e ardhshme.

/Shqip.com