Wahbi Khazri – autor i një “perle” të vërtetë
Publikuar:
(30.10.2021 22:36:16)

Në Ligue 1, sot është shënuar njëra nga golat më të bukur të vitit.
Kur po zhvillohej, minuta e 15-të, në ndeshjen Metz-Saint-Etienne, Wahbi Khazri e goditi topin me të djathtën, nga më shumë se 50 metra, duke e dërguar topin në rrjetë, shkruan Shqip.com.
Gola të tillë, rrallë shihen në botën e futbollit, ndërsa për tunizianin ishte i shtati në këtë sezonë fenomenale që po e kalon.
Sa i përket, këtij takimi, ai mbaroi me rezultat të barabartë 1-1.
Sain-Etiene, tashmë gjendet në pozitën e fundit në Ligue 1, me vetëm gjashtë pikë.
Ndërsa, edhe Metz është në zonën e rrezikshmërisë për rënië nga liga, pasi pozicionohet në vendin e 18-të./Shqip.com