Lajme Botë

Wagneri hynë edhe në provincën Lipetsk

Marrë nga "The Guardian"

Guvernatori i provincës Lipetsk të Rusisë thotë se grupi i mercenarëve të Wagner ka hyrë në këtë rajon.

Rajoni i Lipetsk është rreth 360 kilometra në jug të Moskës dhe shumë më afër kryeqytetit sesa Rostovit, ku forcat e Wagnerit u shfaqën gjatë natës.

Autoritetet “po marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e popullatës. Situata është nën kontroll”, tha në Telegram guvernatori, Igor Artamonov.

Autoritetet në këtë zonë, e cila është në jugperëndim të Rusisë, më herët u kërkuan banorëve të qëndrojnë në shtëpi të shtunën pasi grupi Wagner u zotua të merrte armët për të rrëzuar udhëheqjen ushtarake të vendit.

Forcat Wagner janë tashmë në kontroll të Rostovit pas një rebelimi brenda natës. Duket se ata tani kanë udhëtuar rreth 500 milje në veri ndërsa po lëvizin drejt Moskës.

/Shqip.com