Teknologji Auto

VW fut në testim Golf R të fundit me gaz

I parashikuar të vij në vitin 2025, Golf R është para duke u testuar në rrugë.

Kjo ka lënë të kuptohet se gjiganti gjerman i automjeteve Volkswagen, mund të ndryshoj datën e prezantimit, pra ta bëjë më herët.

Vetura do vjen me xhamat tipik si ka qenë edhe tek Golf R të versioneve të kaluara, ndërsa dritat LED do t’i ketë të rifreskuara në të dyja skajet.

Ky model do të jetë seria e fundit që do të dalë në shitje me gaz, pasi nga viti 2028, do të ofrohet vetëm në versionin elektrik.

Linja e Golfit do të bazohet në platformën e ardhshme modulare SSP të VW Group, e cila është planifikuar të mbërrijë në vitin 2028.

Golf R i ardhshëm ka të ngjarë të ketë një ekran qendror më të madh – modeli aktual ka një 8.3 inç, por ka të ngjarë të ruajë fuqinë turbo 2.0-litërsh me 4 cilindra, me një rritje të mundshme në 315 kuaj fuqi.

Zgjedhja e transmisionit është aktualisht midis një manuali me 6 shpejtësi dhe një kutie automatike me 7 shpejtësi, që ka shumë të ngjarë të jetë opsioni i vetëm në Golf R të ardhshëm.

/Shqip.com