VV organizon fluturime që diaspora nga Zvicra të votojë në balotazh
Publikuar:
(08.11.2021 11:00:38)

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Zvicër do të organizoje fluturime për në Kosovë – kjo që diaspora të votojnë më 14 nëntor.
14 nëntori është data kur në Kosovë votohet në balotazh. Partia e drejtuar nga Albin Kurti është në garë për 12 komuna.
“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Zvicër organizon fluturime për fundjavën e balotazhit të 14 nëntorit në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Nuk është hera e parë që Lëvizja Vetëvendosje organizon transport për mërgimtarët.
Më 14 shkurt, shumica e votave nga diaspora ishin nga diaspora.
Por, më 17 tetor pos numrit më të vogël të votuesve nga mërgata, më shumë vota ka Lidhja Demokratike e Kosovës. /Shqip.com