Lajme

VV në Prishtinë: Duhet ta mirëpresim heqjen dorë të “Sunny Hill” nga insistimi për 99 vjet pronë

Sunny Hill

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka deklaruar se duhet ta mirëpresin heqjen dorë të Festivalit “Sanny Hill” nga insistimi për 99 vjet pronë.

Përmes një postimi në Facebook, Svela ka thënë se tash çdo gjë është në rregull.

“Duhet ta mirëpresim heqjen dorë të Sunny Hill nga insistimi për 99 vjet pronë. Tash çdo gjë është në rregull. Nuk ka arsye të braktiset Prishtina nga ky Festival, përveç nëse nuk është në pyetje ndonjë pazar tjetër, i mëhershëm”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:
Dështon “Sunny Hill” në Prishtinë, festivali zhvendoset në Tiranë

Festivali “Suny Hill” i cili është paraparë të mbahet në Breznicë të Epërme është anuluar dhe pritet që të mbahet në Tiranë.

Këtë e ka bërë të ditur, Dukagjin Lipa i cili tha se ky festival është anuluar për shkak të pengut të politikbërjes në kurriz të festivalit dhe të rinjëve të Kosovës./Shqip.com