Ekonomi

VV me video të re: Ekonomia e LDK-së në shërbim të grupeve të interesit

Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme ka publikuar një video të re.

Sulmi i radhës nga Lëvizja Vetëvendosje ishte për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas VV-së, ekonomia e LDK-së është në shërbim të grupeve të interesit

“Lidhja Demokratike e Kosovës mburret me akademikët e saj. Për profesorët e doktorët në universitet publike dhe private. Vetëm për ekonomi ajo ka thuajse gjithë katedrën e kësaj fushe në UP. Por, cilat janë alternativat e tyre për ekonomi në këto dy vite? Propozimi për ta ulur e më pas hequr akcizën, dhe TVSH-në dhe naftën. Tërheqja e 30% të Trustit. Dhe, ulja e tatimeve e rritja e pagave. Këto pra ishin tri propozimet e tyre. E para, ajo për akcizën dhe TVSH-në e naftës, u shërben naftëtarëve ta rrisin marzhën e fitimit. Ne e vendosëm çmimin tavan, i cili uli çmimin për qytetarët”, thuhet në videon e VV-së.

Më tutje në videon e LVV-së thuhet se LDK-ja tentoi ta shkatërronte sistemin pensional në Kosovë.

/Shqip.com