Lajme

VV mban zgjedhjet e brendshme, në fillim të vitit të ardhshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media, ka bëtë të ditur se zgjedhjet e brendshme të partisë do të rinisin në fillim të vitit që po vjen.

Vendimi është marrë të shtunën në mbledhjen me mbledhjen me qendrat e VV-së, në të cilën mori pjesë edhe kryeministri, njëherazi kryetari i partisë, Albin Kurti.

“Të gjitha qendrat ishin njëzëri dakord për të filluar procesin e brendshëm zgjedhor prej nga do të dalim edhe më të fuqishëm edhe më të organizuar”.

“Mbështetjes dhe rritjes së madhe të LV-së duhet t’ja mbështesim një organizatë edhe më të fortë”, thuhet në komunikatën për media.

Lëvizja Vetëvendosje.

Sa i përket situatës politike, Kurti bëhet e ditur se ka njoftuar edhe njëherë përfaqësuesit e qendrave të Lëvizjes për miratimin e buxhetit për vitin 2022 “që është edhe buxheti më i madh deri tani në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë  eurosh”.

“Ky është buxheti i zhvillimit, mirëqenies, solidaritetit dhe investimeve”, ka thënë i pari i VV-së.

“Aty gjenden fondet e ndara për mbështetje të prodhuesve vendor dhe bujqve, fondet për ringjallje të ndërmarrjeve publike, shtesat për nënat lehona e fëmijët, shtesat për familjet me asistencë sociale dhe pensionistët, e deri te investimet në fushat si ajo e shëndetësisë, sigurisë, infrastrukturës, kulturës e rinisë”.

Në fund të mbledhjes qendrat u njoftuan edhe për hapjen e aplikimit për Nivelin Teorik në kuadër të Shkollës Politike afati për aplikim i së cilës përmbyllet me 10 janar 2022./SHQIP.com