Lajme

VV-ja me video të re, “godet” LDK-në

LDK-LVV

Lëvizja Vetëvendosje edhe gjatë ditës së sotme ka publikuar një video të re. Por kësaj radhe ata janë marrë vetëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, e kanë kritikuar LDK-në për dërgim në Gjykatën Kushtetuse të Ligjit për përcaktimit e çmimit të produkteve bazë.

“Qeveria solli në Kuvend ligjin për masat e përkohshme për produktet themelore dhe stabilizimin në treg, ajo u votua me vota me shumicë votash, por pa opozitën. Ata vazhdimisht deklarojnë se Qeveria e LV është kundër çdo mase që është në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve ndërkohë që votojnë kundër marrëveshjes ndërkombëtare për reformë në skemat sociale, nuk qëndrojnë as në sallë kur votohet për ligjin që cakton çmimet tavan të produkteve bazë, dhe të njëjtin ligj për ta bllokuar e dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese”, thuhet në reagimin e LVV-së.

Theksojmë se dy muaj më parë Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për përcaktimin e çmimeve të produkteve bazë.

Driton Selmanaj pas dorëzimit të ligjit në kushtetuese ishte shprehur se vlerësimi i LDK-së është se kjo nismë është anti-kushtetuese.

Në Kuvendin e Kosovës, ky ligj kaloi me 64 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim.

/Shqip.com