Lajme

VV-ja kërkoi përjashtimin e Baljes nga Komisioni, reagon deputetja: E di ku ju dhemb, nuk keni kontroll mbi mua

Komisioni Hetimor Parlamentar në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022

Mes tensioneve dhe debateve ndërmjet pozitës dhe opozitës, u zhvillua mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje propozuar përjashtimin e deputetes Duda Balje dhe atij të Listës Serbe, Ljubinko Karagjiq, pasi sipas tyre janë evidentuar mungesa të shumta.

“Ne kemi dokumentuar pesë mungesa të deputetes Duda Baljes, dhe i kemi identifikuar gjashtë mungesa të deputetit të Listës serbe, Ljubinko Karagjiq. Ne i konsiderojmë se janë plotësuar kushtet dhe kështu duhet të përjashtohen nga Komisioni dhe të zëvendësohen me të tjerë”, tha Muja.

I menjëhershëm ishte kundërpërgjigja nga Balje e cila i tha Mujës se nuk mund “të ushtrojnë kontroll mbi votën” e saj.

“Unë e di ku po ju dhemb, ju dhemb sepse nuk mund të më kontrolloni edhe nuk jeni të sigurt si do të votoj nesër e pasnesër sepse nuk keni kontroll. Thoni tani publikisht, nuk i kemi pesë vota dhe unë dalë vetë nga Komisioni. A keni dëshirë?

Nuk i ke pesë vota dhe nuk mund të ushtrosh kontroll, thuaje Armend që kështu është puna. Ju dhem se nuk keni kontroll”, tha ajo.

Komisioni Hetimor Parlamentar në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022

Në fillim të mbledhjes së sotme, kryetari i Komisionit, Hajdar Beqa, tha se deputetja Balje nga pesë mungesa, tri i ka të arsyetuara.

Sipas tij, edhe Karagjiq ka dërguar sqarime.

Ai tha se deputetja Duda Balje ka qenë në vizita zyrtare dhe se kishte paralajmëruar mospjesëmarrjen.

Pas kësaj kërkese pati reagime dhe përplasje mes deputetit të PDK-së, Hajdar Beqës dhe deputetit të LVV-së, Arbër Rexhajt.

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj dhe Rrezarta Krasniqi, kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit, pas tyre, mbledhjen e lëshoi edhe deputetja Balje./Shqip.com