Lajme

VV-ja inicion kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor për energjinë

Mimoza Kusari

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se kanë iniciuar kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor për energjinë elektrike

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, në konferencë për medie tha se kjo parti ka shprehur gadishmëri për krijimin e këtij komisioni.

“Ju njoftojmë se po e iniciojmë kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë”, ka thënë Kusari Lila.

Më herët kjo parti ishte shprehur kundër themelimit të këtij komisioni.

Partitë Opozitare në shumicën e rasteve e kanë bojkotuar punën në Kuvendin e Kosovës, dhe nuk kanë marrë pjesë nëpër komisione parlamentare.

Opozita ka kërkuar me këmbëngulje themelimin e këtij komisoni./Shqip.com