Lajme

VV-ja e përjashton nga partia Besnik Mujecin

Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar asambleistin Besnik Mujeci, i cili u arrestua të martën në Shqipëri nën dyshimin për trafikim droge.

Kjo u bë e ditur nga sekretari organizativ i VV-së, Alim Rama.

“Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE”, tha Rama.

Tutje, ai tha se VV-ja “mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe të kundërligjshme të luftohen”.

/Shqip.com