Kulturë

Vushtrria zgjidhet qyteti më i pasur me trashëgimi kulturore e natyrore

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në Sofje të Bullgarisë, njoftoi se Vushtrria ishte zgjedhur qyteti më i mirë i Kosovës në fushën e trashëgimisë kulturore dhe pasurive natyrore.

EO, ka listuar disa monumente të Vushtrrisë që janë nga koha romake e deri më sot.

Ura e Vjetër e Gurit, për të cilën po mundohen ta bëjë për vete si serbët ashtu edhe turqit! Por, si ka mundësi që mos të jetë e atyre që historikisht kanë qenë shumicë, e shqiptarëve. Prandaj, duhet të kemi kujdes në interpretim, sepse, me këtë qasje, mund të na paraqesin si popull pa trashëgimi kulturore, pa civilizim dhe pa qytetërim.

Kalaja e Vjetër – Prokopi i Cezares na njofton se perandori bizantinas me origjinë ilire, Justiniani I (shekulli VI), ka ndërtuar e rindërtuar dhjetëra kala e kështjella. Pra, kjo i takon gjithsesi, periudhës të paktën që nga shekulli i VI, sepse, krahas rindërtimin të Justiniana Sekunda në vendin e Ulpianës, gjithësisë se Justiniani ka rindërtuar edhe këtë kala – kështjellë (të Vushtrrisë) në këtë periudhë (shekulli VI).

Hamami-Banjoja Publike, objekt tipik oriental, i periudhës së hershme ormanë, gjysma e shekullit XV, por që disa e mbështesin tezën interesante, se ky objekt apo, në vendin ku është hamami, ka ekzistuar banjoja termike e periudhës romake, derisa Branisllav Nushiqi, më 1902, shkruajti se Hamami i Vushtrrisë thuhet se ka qenë kishë dubrovnikase.

Shtëpia e Mahmut Agë Gjinollit, që është një kombinim i arkitekturës osmane me atë perëndimor, ngase është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në të njëjtën kohë kur është ndërtuar edhe objekti i Muzeut të Kosovës në Prishtinë.

Çezma (çeshmja) te kalaja, e njohur edhe si çeshmja e Hajredin Pashës, e shekullit XVII. Çezmat janë kryesisht të periudhës osmane, ngase ata i kanë kushtuar rëndësi të veçantë ndërtimin të fontaneve (shadërvaneve), çezmave, sidomos afër objekteve fetare islame.

Vushtrria ka pasur edhe sahatkullën, e cili është rrënuar nga pushteti komunist më 1952.Ka edhe dhjetëra monumente tjera kulturore, por unë u ndala në pesë, sa për ta thënë të vërtetën, se qyteti i ynë, qyteti i Hasan Prishtinës, Viciana e Vjetër e Vushtrria e re, e ka merituar plotësisht këtë çmim.

/Shqip.com