Sport Shqiptar Vetëm një hap larg nga Superliga

Vushtrria i jep fund ëndrrave të Lirisë

FC Vushtrria

Vushtrria i ka dhënë fund ëndrrave të FC Lirisë për rikthim në Superligë.

Pas një drame në vete, vushtrriasit triumfuan 5-4 – me penalti.

I vetmi futbollist që gaboi nga pika e bardhë – te Liria ishte – Viktor Kuka.

May be an image of 6 people, people standing and outdoors
Pamje nga tribunat

Pas penaltive, trajneri i skuadrës nga Prizreni, trajneri i FC Vushtrrisë – i emociunar tha se “jam shumë i lidhur me Vushtrrinë. E kemi edhe një ndeshje. Ky është qyteti im i dytë”.

Kurse, homologu i tij, Granit Begolli potencoi “nuk është ndjenjë e mirë. Kemi bërë punë të mirë për të arritur deri këtu. Na ka penalizu më shumë ngarkesa emocionale, se sa ajo fizike”.

Sa i përket ndeshjes, golin e parë në këtë takim e shënuan prizrenasit – me anë të Liridon Fetahaj.

Majtaku shënoi nga pika e bardhë dhe i dha gëzimin bardhezinjëve.

Por, Vushtrria nuk u dorëzua.

Njëjtë siq e pësuan golin edhe e shënuan: nga penaltia.

Labinot Osmanaj me një qetësi të madhe e dërgoi topin në rrjetë dhe gjithçka u barazua.

This image has an empty alt attribute; its file name is Liria-Vushtrria.jpg
Momente nga takimi

Vushtrria – biletën për rikthim në Superligë do e kërkojë ndaj skuadrës që e mbyll sezonin në vendin e tetë – të elitës së futbollit kosovar.

Aktualisht, në atë pozitë gjendet Malisheva – por gjithçka mund të ndryshojë në xhiron e fundit – kur përballen me Dukagjinin e Klinës./Shqip.com