Vushtrria e nis sezonin me fitore
Publikuar:
(20.08.2022 21:10:24)

FC Vushtrria e ka nisur sezonin e ri në Ligën e Parë, Grupi B me fitore.
Bardhekaltërit kanë mposhtur Flamurtarin me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Leart Emini.

Ky trepikësh është tejet i rëndësishëm – dhe një sinjal që do e synon edhe këtë sezon inkuadrimin në Superligë.
Vushtrria kishte zhvilluar ndeshje të mira edhe në kampionatin e kaluar, por pësoi humbje – në ndeshjen e barazhit – nga Liria./Shqip.com