Vushtrria dhe Liria luftojnë për një vend në finalen e barazhit

Dy skuadra janë të vendosura për t’u kthyer në Superligë, por është vetëm një biletë për në elitën e futbollit kosovar.
Liria do të luftojë me Vushtrrinë në ndeshjen e barazhit, të shtunën.

Takimi zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 15:00, në stadiumin “17 Qershori” në Klinë.
Liria garat e rregullta i përfundoi me 13 fitore, shtatë barazime dhe shtatë humbje, ndërsa Vushtrria ka 12 fitore, 10 barazime dhe pesë humbje.

Liria si e dyta e Grupit A të ligës së parë dhe Vushtrria si e dyta e Grupit B, do të luftojnë që të shkojnë në finalen e barazhit, ku do të përballen me skuadrën që renditet në pozitën e tetë të Superligës.
Kush do të jetë tjetër në barazh do të mësohet të dielën, me katër skuadra të Superligës që po luftojnë për t’iu shmangur.
Rënien në barazh e rrezikojnë Malisheva, Drenica, Dukagjini dhe Prishtina./Shqip.com