Lajme

Vulin për suspendimin e Stevanoviq: Hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në luftë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, e ka quajtur “provokim të përmasave të mëdha” suspendimin kryetares së Gjykatës Themeore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq që mori pjesë në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq,

Vulin tha se ky veprim shënon një hap drejt përfshirjes së Serbisë në luftë me Kosovën.

“Ky është hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë, të cilat shqiptarët padyshim po i përgatisin. Nëse Bashkimi Evropian, i cili është sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk thirr takim në Bruksel dhe ndalon çdo lloj dhune kundër serbëve në Kosovë, atëherë me të drejtë mund të themi se sulmi i Kurtit nuk erdhi nga koka e tij e helmuar me urrejtje”, ka thënë Vulin, raporton Tanjug.

Liljana Stevanoviq

Ndërsa, ka theksuar se stabiliteti i rajonit varet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe NATO.

“Çfarëdo që të sjellin ditët në vijim, është e sigurt se Serbia ka bërë gjithçka për të ruajtur paqen dhe se e gjithë përgjegjësia për Stabiliteti i rajonit tani varet nga Bashkimi Evropian, KFOR-i dhe Kurti.” Vulin.

Krerët e Serbisë kanë reaguar ndaj suspendimit të Stevanoviq nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se me shkarkimin e gjykatëses serbe, Kurti ka sulmuar Serbinë.

Reagim pati dhe nga ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.

Ai tha se “Kurti nuk i do serbët e Kosovës dhe se ai dëshiron luftë”./Shqip.com