Lajme Ballkan

Vulin: Një grup kriminal ka për qëllim vrasjen e Vuçiqit

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi.

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin, të premten ka deklaruar se një grup kriminal ka për qëllim vrasjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Shqip.com.

Në një konferencë për media, Vulin tha se informatën e kanë marrë më 14 janar nga Europoli, teksa akuzoi se shtetasi malazez, Radoje Zvicer, qëndron prapa këtij organizimi, shkruan Tanjug.

Ministri i Brendshëm serb bëri të ditur se ndaj të dyshuarit kanë lëshuar një urdhërarrest dhe se ai është përgjegjës për kontranbandë dhe shitje të drogës.

“Pasi morëm informacion nga policia e një shteti anëtar të BE-së më 14 janar përmes Europolit, duke përdorur forma zyrtare të komunikimit ndërmjet policisë, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë u njoftua zyrtarisht për informacionet për ekzistimin e një grupi të organizuar kriminal i përbërë nga shtetas të shteteve të ndryshme, qëllimi i të cilëve është vrasja, vrasja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, tha Vulin./SHQIP.com.